07-05-2024

Sharr ( Dragash )

Arrestohet një person në Dragash pasi hapi lokalin e tij në mëngjes

Në mëngjesin e sotëm, në Dragash, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave ligjore në kohen e epidemisë” . Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Sipas Osmanollajt, personi i arrestuar dyshohet se nuk e ka […]

E tmerrshme: Gjahtarët nga Shqipëria futën ilegalisht në Kosovë dhe vrasin kafshët në Restelicë të Dragashit

Gjahtarë nga Shqipëria janë futur ilegalishtë në Restelicë/ Dragash – Kosovë dhe të martën kanë vrarë një qen të Sharrit që ishte pronë e fermës Barbula në Restelicë-Dragash. Qeni u vra derisa i ruante delet dukë kullotur. Vrasësi i qenve, i paprovokuar nga asgjë, gjakftohtë e qëlloi qenin dhe më pas duke kërcënuar ja drejtoi […]

Dragash: Mungesa e përzgjedhjes së kompanisë përkatëse ka bërë që akoma mos të dezinfektohet objekti i gjykatës

Përderisa shumë objekte të gjykatave dhe të prokurorive janë dezinfektuar, me qellim të mbrojtës dhe parandalimit nga virusi Covid-19, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjyqtarja mbikëqyrëse e kësaj dege, Sabaheta Kurteshi, për “Betimin për Drejtësi”, ka deklaruar se ka bërë kërkesë për dezinfektimin […]

Zyrtari policor thotë se Dragashi është zona me qetë gjatë këtyre ditëve

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se, që nga përhapja e koronavirusit në Kosovë, në Komunën e Dragashit nuk ka pasur as edhe një person të arrestuar apo ndaluar. I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Osmanollaj ka thënë se tash e sa ditë në Dragash nuk […]

Dragash: Autoritetet kërkojnë mbylljen e përkohshme të dy pikëkalimeve kufitare me Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka njoftuar anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi se është bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për mbylljen e përkohshme të pikë kalimeve në Borje dhe Orçushë me Republikën e Shqipërisë dhe se për këtë çështje pritet konfirmimi, bëhet e ditur përmes një komunikate […]

Dëshmitari: Kompania e djalit të ish-drejtorit në Dragash ishte ofertuesja më e lirë

Menaxheri i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, Nuro Ismaili, ka deklaruar se kompania “Menti”, pronë e djalit të drejtorit të Financave, Ahmet Bahtjari, ka qenë ofertuesja më e lirë gjatë zbatimit të procedurës ligjore. Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë, të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ka vazhduar gjykimi […]

Paraburgim të dyshuarit nga fshati Brezne për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.G. nga fshati Brezne, Komuna e Dragashit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: shkaktimi i rrezikut të […]

Shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për lëndim të lehtë trupor në Dragash

Mungesa e dy të akuzuarve për lëndim të lehtë trupor, Anel Balje dhe Arnes Reka, ka bërë që të dështojë të mbahet seanca gjyqësore, e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjyqtari i çështjes, Bekri Vehapi, ka bërë të ditur se nga shkresat e lëndës rezulton se Anel Balje […]

Dragash: Dështon mbajtja e gjykimit për lëndim trupor

Mungesa e të akuzuarve për lëndim të lehtë trupor, Ymrishat dhe Nadir Gashi, ka bërë që  për disa herë radhazi të dështojë gjykimi ndaj tyre. Edhe seanca e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së dy të akuzuarve. Gjykatësja e rastit, Sabaheta Kurteshi, […]

Momenti kur hoxha dëgjoi zërin e Amserës nën gërmadha në tragjedinë e Restelicës së Dragashit (Video)

Amsera Reka, e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi që hoxha i fshatit, Shaban Haxhi, insistoi që kjo familja ka katër anëtarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha. Edhe pse me mjete primitive, Haxhi dëgjoi zëri e […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.