26-04-2024

Sharr ( Dragash )

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga Brruti i Dragashit, i cili humbi jetën tragjikisht në liqe

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë. Siç mëson TV21 nga burime të Ministrisë për Punë të Brendshme, i riu ka qenë bashkë […]

Vjedhje në një pikëkarburanti në Pllavë të Opojës

Në fshatin Pllavë të Opojës (Dragash)  njoftohet për një rast të vjedhjes së parave, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje, gjatë orëve të mëngjesit. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në objektin e pompës me derivate, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar dhe nga  aty kanë vjedhur një […]

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Opojës

Mungesa e të pandehurit për sulm Nuridin Qafleshi, ka bërë që të dështoj seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”. E […]

Dragash: Kërkohet nga gjykata që të detyrohet i padituri të bëjë dorëzimin e çelësit të shtëpisë që është objekt i padisë

Përfaqësuesi i paditësve Nehru dhe Veis Murtezani, Anifa Ramadani dhe Gjylshahe Shjapi, avokati Sahadin Beqiri ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, që ta aprovojë masën e përkohshme të sigurisë dhe të detyrohet i padituri Ferat Murtezani, të bëjë dorëzimin e çelësit të shtëpisë në fshatin Orqusht, Komuna e Dragashit, që njëherit […]

Dënohet me 200 euro gjobë i akuzuari për sulm në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të mërkurën, e ka dënuar me 200 euro gjobë të pandehurin për sulm, Ramadan Mustafa. Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, pasi që i pandehuri e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtarja Kurteshi […]

Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 500 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Jasin Abudllahu. Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, pasi që i pandehuri Abdullahu e ka pranuar paraprakisht fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi […]

Vdekje e dyshimtë në Dragash

Mbrëmë, rreth orës 20:10 në fshatin Zlipotok të Dragashit, është raportuar se një viktimë e gjinisë mashkullore është dërguar në QKMF pa shenja jete, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në raportin e Policisë, thuhet se sipas dëshmitarit mashkull kosovar viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte […]

Katër shtetas nga Shqipëria kalojnë ilegalisht në Kosovë

Sipas policisë katër persona nga Shqipëria janë ndaluar për kalim ilegal të kufirit në Kosovë. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Restelicë-Dragash, transmeton Gazeta e Prizrenit. Gjatë patrullimit, policia ka takuar katër meshkuj  shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. “Të dyshuarit janë sjellë […]

Gjatë pandemisë Gjykata në Dragash ka pranuar gjashtë padi dhe tre shkresa tjera

Që nga 16 marsi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mori vendim që të reduktojë esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër te KGJK-së dhe të gjitha gjykatave në Kosovë, si pasojë e pandemisë Covid-19, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, deri më sot janë pranuar nëntë shkresa të ndryshme. Për më shumë se dy […]

Arrestohet pasi hapi lokalin në Dragash

Një person është arrestuar në Dragash,  pasi kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.