20-04-2024

Katër mësimdhënës të prekur me COVID-19 në gjimnazin e Dragashit, mësimi kalon në skenarin C

Katër mësimdhënës dhe një nxënës të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitiv në testet për coronavirus që ka bërë IKSHPK.

Komuna e Dragashit ka njoftuar se këto rezultate kanë dalë nga testimi i 50 mostrave të marra.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së në Dragash ka marrë vendim që mësimi të kalojë në skenarin C, që nënkupton mësim nga distanca.

Nxënësit në këtë shkollë do të kthehen me 2 nëntor të vitit 2020.

Lexo edhe:

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit prej nga janë rastet e reja me Covid

Njoftimi i Komunës së Dragashit

Të nderuar prindër, të dashur nxënës dhe staf i shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash, pas dyshimeve që kishim rreth infeksionit me COVID-19 të mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe njoftimit që pranuam sot nga ISHKPK doli se:

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse rezultuan pozitiv.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së merr këtë vendim:

VENDIM

  1. Procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 20.10.2020 kalon në skenarin C (mësimi në distancë )
  2. Mësimi sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë ) rifillon me datë 02.11.2020.

III. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset drejtoria e shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash .

Arsyetim
Për arsye të infektimit të 4 mësimdhënësve dhe 1 nxënëse të kësaj shkolle me COVID-19, procesi mësimor zhvillohet sipas skenarit C sipas pikës I të këtij vendimi.

Pa panik, por me kujdes të shtuar!

Asnjë koment

Comments are closed.