Policia ka njoftuar për kanosjen e babait nga djali i tij në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit. I dyshuari gjendet në arrati. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të birin e tij të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.