29-04-2024

Therandë ( Suharekë )

LDK takim me aktivistë e qytetarë të Suharekës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK – së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët e GP- LDK- së morën pjesë sot në tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e LDK-së në Suharekë aktivistë të LDK-së, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Suharekës. Në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale politike në vend […]

Suhareka edhe me një shkollë të re nga shtatori i vitit i ardhshëm

Në shtator të vitit të ardhshëm pritet që nxënësit e fshatit Tërrnje të Suharekës të ndjekin mësimet në shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, gurthemelin e së cilës e vunë sot kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi. Muharremaj tha se ky fshat ka dhënë shumë kontribut për arsimin […]

Suharekë: Cilët janë 25 qytetarët, që do kompensohen për dëmet nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se ai dhe shefat e grupeve të asamblistëve të Kuvendit komunal të Suharekës kanë vendosur dje që të kompensojnë dëmet nga vërshimet deri në 80 për qind të vlerës së dëmeve që ka vlerësuar komisioni për vlerësimin e dëmeve. Në njoftimin e publikuar thuhet se […]

Muharremaj punësoi vëllain e drejtorit të Arsimit si drejtor shkolle

Dhjetë ditë pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa të kandidatëve për pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nënshkroi vendimin për pranim në marrëdhënie pune të Hamdi Bytyqit, i cili është vëllai i drejtorit të Arsimit, Remzi Bytyqi. KALLXO.com kishte kontaktuar me kryetarin e komunës së […]

Një familje nga Suhareka kërkon largimin e prokurorit dhe gjyqtarit në rastin e vrasjes së familjarit të saj

Një familje nga Semetishti i Suharekës po kërkon përjashtimin nga rasti të prokurorit dhe gjyqtarit kryesor që janë duke udhëhequr rastin e vrasjes së familjarit të tyre. Abedin Bytyqi është vrarë në tetor të vitit 2016. Për këtë vrasje po akuzohen katër persona, Murat dhe Reshat Ademi, gruaja e të ndjerit Resmije Bytyqi dhe Fadil […]

Infermierja në Bukosh s’gjendet në punë, kur kryetari inspekton ambulancën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës që i bëri Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bukosh, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:45 ka vërtetuar se aty mungon një infermiere pa asnjë arsyetim, ndërkohë që dy të tjerë ishin në vendin e punës. Këtë rast ai e ka publikuar edhe në profilin e […]

Suharekë: Vëllai i drejtorit të AAK-së zgjedhet drejtor i shkollës

Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë propozi për drejtor të Shkollës së Mesme Teknike vëllain e drejtorit komunal të arsimit. Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në komunën e Suharekës, ka marrë vendim që të punësojë Hamdi Bytyqin në pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skënder […]

Kush është propozuar sivjet për çmimin “Ukë Bytyqi” në Suharekë?

Blerim Kuçi është propozuar si kandidati i vetëm për çmimin “Ukë Bytyqi”, të cilin Komuna e Suharekës e ndan çdo vit për një personalitet nga kjo anë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Kjo është thënë gjatë takimit të Komisionit për ndarjen e këtij çmimi të përbërë prej 5 anëtarëve, në të cilin u tha se ka vetëm një […]

Uji në 4 shkolla të Suharekës rezulton i ndotur

Uji i pijshëm në katër shkolla të fshatrave të Suharekës mbetet i ndotur në aspektin kimik dhe bakterologjik ka njoftuar Drejtoria komunale e Shëndetësisë. Sipas këtij dikasteri lokal rezultatet e mostrave të marra në shkollat të Savrovës, Sopisë, Leshanit dhe Studençanit kanë treguar se uji është i ndotur, shkruan sot “Koha Ditore”. Në fillim të […]

Muharremaj: 1 milion euro për kompensimin e dëmeve në amvisëri, pas vërshimeve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për portalin rajonal “Gazeta e Prizrenit” tregon për atë se çfarë po bëhet rreth sanimit të dëmeve pas vërshimeve të gushtit, për atë se kur pritet të përfundojë vlerësimi i dëmeve si dhe me çfarë shume mjetesh pritet të intervenohet në infrastrukturën rrugore. Po ashtu […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.