17-08-2025

Qendrore

Skandal në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit (foto)

Kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, ka reaguar duke gjuajtur me shishe të ujit, në drejtim të kryesuesit  të KK-së, Artan Abrashi me arsyetim se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt  që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për drejtor, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. […]

Prizreni sot shtron sofrën për gurbetqarët

Ftohen të gjithë gurbetqarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme, në të cilën nën përkujdesjen e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, në Kejin e Lumbardhit, në sheshin Shatërvan në Prizren, nga ora 19:00 do të shtrohet “Sofra e gurbetqarëve”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Koncerti i madh për gurbetqarët organizohet nga AKV “Emin Duraku”, ndërsa për […]

RTK sonte shfaq dokumentarin për QIK-un (video)

Dokumentari “Qendra për Informim e Kosovës– jë histori”, do të transmetohet sonte nga ora 20:10 në Radio Televizion e Kosovës (RTK). Dokumentari “Qendra për Informim e Kosovës – Një histori” është realizuar nga ekipi i RTK-së. 

Largohen lulet nga varri i Demaçit (foto)

Varri i Adem Demaçit, ishte i pastruar nga lulet dhe kurorat që i ishin vendosur në ditën e varrimit. Varrimi i Demaçit ishte bërë të shtunën, prandaj lulet ende ishin të freskëta. Ndërkaq, dy ditë pas varrimit, disa metra larg varrit u panë të hedhura në tokë shënimet dhe kurorat që u vunë ditë më […]

Djali i Ukshin Hotit: Dua ta di ku e kam babanë

Deputeti i PDK-s Andin Hoti, tha se kërkohet unitet dhe ka kërkuar nga subjektet politike që të lihen anash politikat ditore, inatet partiake dhe ti dalim zot vendit për atë që janë zotuar. “Përveç që nuk shoh asnjë problem që presidenti të udhëheq dialogun natyrisht në koordinim me kuvendin mendoj që është njeriu më adekuat […]

Prizren: Komuna angazhon policë me pagesë kundër ndërtimeve pa leje

Drejtoria e Inspektoratit, në komunën e Prizrenit, ka angazhuar policë me pagesë për ta ndihmuar në aksionet e ndërmarra për rrënimin e objekteve pa leje, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në këtë formë, duket se po veprohet sipas modelit të komunës së Prishtinës, të aplikuar nga kryetari, Shpend Ahmeti. Nga ardhja në pushtet e qeverisjes së re […]

Eqrem Kryeziu, lartëson figurën e Adem Demaçit

Eqrem Kryeziu ish-deputet i LDK-së, në Kuvendin e Kosovës dhe ish-kryetar i Komunës së Prizrenit,përmes një postimi në profilin e tij në facebook e ka quajtur Adem Demaçin “Metafora e qëndresës” jo vetem për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit. Postimi i plotë i Eqrem Kryeziut: “Metafora e qëndresës Demaçi, besojmë, me të drejtë do […]

Vrasja në Krushë, hetime intensive për zbardhjen e krimit

As tri ditë pas vrasjes misterioze të Milit Shehut, që ndodhi në Krushë të Vogël të Prizrenit, nuk ka ndonjë rezultat konkret rreth zbardhjes së rastit, ndërkohë që policia konfirmoi se po zhvillon hetime intensive dhe po analizon hollësisht të gjitha provat, shkruan “GazetaePrizrenit.net” Drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi konfirmoi se […]

Sa do të kushtojë një vendparkim në parkingun e Komunës në qendër të Prizrenit?

Javën e ardhshme, në hapësirën prapa ndërtesës së Kuvendit Komunal, të njohur si “Shtëpia e Bardhë” do të hapet parkingu më i madh në Prizren.  Hapja e tij në qendër të qytetit, pritet ta përmbush një pjesë të nevojave të shoferëve, që frekuentojnë zonën qendrore, përfshirë edhe tregun “Qylhan”. Kësaj radhe, nuk bëhet fjalë për […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.