12-11-2025

Prizren

Veturat zyrtare 04 në orët e mbrëmjes në Kala

Në mbrëmje veturat zyrtare me regjistrim 04 Z janë parë të parkuara në Kala. Kjo shihet nga një postim me disa foto që ka bërë në faqen e tij në “facebook” Naim Qelaj, njëherësh zëvendësministër i Drejtësisë në Kosovë. “Tani nga Doku n’kala për zyrtarët tanë të devotshëm!! Ora 19:42 akoma tu punu, ju lumtë!, […]

Shtëpi për familjen e policit dhe sportistit prizrenas nga “Jetimat e Ballkanit” dhe “Abi çarshia”

Në prag të Bajramit, falë humanizmit të kompanisë “ABI Çarshia”, familja e Naim Malazezit, pjesëtar i Policisë, njëherësh njëri nga sportistët e njohur prizrenas është bërë me shtëpi të re, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Këtë ka njoftuar humanisti Halil Kastrati, në faqen e tij të “facebook-ut”, ku ka shkruar: “E gëzofshi shtëpinë e re Kurban […]

Fshati i bukur i Prizrenit historik, atraksion për secilin që e viziton (foto)

Korisha, një fshat me rreth 6000 mijë banorë është kthyer në një vend atraktiv për vizitorë jo vetëm të Prizrenit, pas një investimi rreth 70 mijë eurosh, në natyrën e bukur pak metra larg qendrës së fshatit. Hajriz Kabashi po kujdeset për secilin trung që është mbjell tash së fundi afër branave në Korishë të […]

Gjykata e Prizrenit demanton kryetarin Haskuka për shtëpinë që ka bllokuar transitin e ri

Gjykata Themelore (GJTH) në Prizren ka demantuar lajmin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës për shkak të apostrofimit të gjykatës, lidhur me shtëpinë që ka bllokuar transitin e ri në Prizren, që lidh lagjen Arbana me Dardaninë, përkatësisht magjistralen për në Gjakovë me atë për Prishtinë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në demantin e GJTH-së thuhet […]

Tri vjet burgim shkaku i sulmit seksual ndaj të miturës në Prizren

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, njofton se të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”. Sipas njoftimit, gjyqtarja për të mitur Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit […]

Diplomati amerikan reagon pas vrasjes së gruas në Prizren

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas vrasjes tragjike që i ndodhi gruas në Prizren. Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se është koha që të propozohen zgjidhje për dhunën në familje. “Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin […]

Varroset gruaja e vrarë nga burri në Prizren

Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumba të shtënë nga bashkëshorti i saj. Ajo u vra të martën rreth orës 23:00 në rrugën Hysni Morina në Prizren nga burri i saj. Ndërsa, sot, shumë familjarë, miqë e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që […]

Vetura godet këmbësorin në Prizren dhe largohet

Një person ka kërkuar ndihmë pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Durak Rada”, në Prizren. Sipas policisë, vozitësi i panjohur me ka goditur këmbësorin (K-Shqiptar). Këmbësori pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është liruar. Rasti është duke u hetuar. Mbështetur në raportet e Policisë, nuk janë të rralla rastet kur veturat godasin […]

Dy raste të arrestimit për posedim narkotikësh në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për kapjen e dy personave që posedonin substanca narkotike në Prizren. Të dyja rastet kanë ndodhur një orë pas mesnate, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Në rastin e parë është arrestuar i dyshuari (K/Shqiptar) pasi që gatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë […]

Eqrem Kryeziu i qel ‘letrat’, tregon bisedën se çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Sejdiun dhe Mustafën

Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një bisedë me Sabri Hamitin në lidhje me Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën, njëri ish-kryetar i LDK’së e tjetri kryetar aktual i saj. Kryeziu tregon se si Sabri Hamiti i kishte thënë se “Ti e solle Fatmirin në […]