13-11-2025

Prizren

Mbahet akademi komemorative kushtuar veteranit të UÇK-së, Mustafë Hoxha

Në orët e para të ditës së sotme, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, ish ushtari i UÇK-së si dhe veprimtari politik, Mustafë Hoxha, nga lagjja Arbana e Prizrenit. Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, të premtën pasdite në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, është mbajtur një akademi komemorative, pjesë […]

Banorët e Dedajve dhe Lugishtës së Hasit, ankohen për rrugën e dëmtuar (FOTO)

Banorët e dy fshatrave të Hasit, Dedaj dhe Lugishtë e Hasit, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me aksin rrugorë që lidh këto dy fshatra dhe se kalimin e kanë shumë të vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha ku dhe janë publikuar dhe disa fotografi. Sipas tyre, komuna ende nuk ka ndërmarr asnjë veprim […]

Mblidhet komisioni për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së parë të komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit. Ai këtë e ka bërë përmes  faqes së tij në “facebook”: “Në këtë mbledhje kryesues i komisionit u zgjodh Karanfil Haxhillari, ndërsa zëvendëskryesues u zgjodh Azem […]

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria ka ngritur aktakuza kundër 14 personave

Prokuroria Themelore (PTH) në Prizren PTH, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale. PTH në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit me inicialet A.S., për shkak të dyshimit të bazuar […]

Një femër arrestohet shkaku i një mashtrimi në gjykatë

Një femër është arrestuar për shkak të prezantimit të fakteve të rrejshme lidhur me një çështje pronësore në Prizren. “E dyshuara K-Shqiptare, gjatë një procesi gjyqësor ka prezantuar fakte të rrejshme rreth një prone e cila ka qenë peng lidhur me një borxh”, thuhet në njoftimin e policisë. E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe […]

Prizreni ngec me projektet kapitale dhe me pagesat e obligimeve

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur dobësi të ndryshme në Komunën e Prizrenit në kuadër të Raportit për financat e vitit 2018. Te pasqyrat financiare, theksimi i çështjes pasqyron dobësitë në kontrolle për ta konfirmuar klasifikimin e drejtë të shpenzimeve, si dhe shpalosjen e plotë të pasurive, të arkëtushmeve dhe detyrimeve, shkruan Koha Ditore. Sipas […]

KFOR-i paralajmëron një ushtrim në terrenin e Zhurit

Policia e Prizrenit, ka njoftuar se javën që vjen, me datë 24.06.2019 (e hënë), në Komunën e Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhur, KFOR-i me njësitë e veta do të kryej një ushtrim në terren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se, përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake, aty […]

Sot mbahet pjesa e dytë e afatit të parë të provimit të Maturës 2019, në rajonin e Prizrenit

Sot mbahet pjesa e dytë e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore 2019, në regjionin e Prizrenit.  Provimit më të rëndësishëm nga shkollimi i mesëm, do t’i nënshtrohen 2.754 maturantë të Komunës së Prizrenit, të të gjitha profileve, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Pjesa e dytë e testit përbehet nga pyetje të lëndëve […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në shkollat e përcaktuara, mbahet pjesa e dytë e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore 2019, në regjionin e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Prizrenit i shtohen edhe 14 banorë të rinj

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14  raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 8  meshkuj 6  femra 2  lindje “cezariane”  (me operim). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është numri i përafërt i lindjeve me ditën paraprake, kur është regjistruar vetëm një lindje më shumë, por ka pasur edhe […]