02-12-2024

Prizreni rekomandon heqjen e taksës për regjistrim të veturave

Komuna e Prizrenit ka kërkuar shqyrtimin e mundësisë për heqjen e taksës komunale për regjistrim të veturave, që aplikohet prej disa  vitesh, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Komiteti për Politikë dhe Financa, që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) sot i ka propozuar Drejtorisë së Financave, që në konsultim me Ministrinë e Financave të shqyrtohet kjo çështje.

Taksa komunale, në vlerë prej 10 euro, deri tash ka shërbyer si kushtëzim për pagesën e shërbimeve komunale. Komuna e ka lëshuar vërtetimin përkatës, pasi paraprakisht është siguruar dëshmia për pagesën e tatimit në pronë dhe mbeturinave.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Deri tash nuk është marrë fare parasysh, nëse një familje ka të kryer këto obligime, por ajo është aplikuar për numër të veturave, përkundër pagesave të tjera në Qendrën e regjistrimit.

Ndërkaq, ende nuk ka njoftim se me propozimin për heqjen e saj, a do të hiqen edhe kushtëzimet për pagesën e shërbimeve komunale, për të cilat kishte vendosur Kuvendi i Komunës. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.