26-06-2025

Prizren

Siqeca e liron postin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është i detyruar që të bëjë ndryshimin e parë në ekzekutivin e tij. Kjo ngase drejtoresha e Shëndetësisë, Flaka Siqeca, do ta lirojë këtë post, për shkak të specializimit jashtë Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky zhvillim ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, […]

Në tetor nis largimi i ushtarëve gjerman të KFOR-it nga Prizreni

Pas një qëndrimi prej gati dy dekadash në Prizren, në fillim të tetorit nis largimi i ushtarakëve gjerman të KFOR-it nga kampi i tyre në këtë qytet, por Gjermania ka premtuar edhe më tej kontributin e saj për një mjedis të sigurt në Kosovë, tashmë për FSK-në,  shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Këtë vit përfundon përdorimi i […]

Paraburgim të dyshuarëve për vjedhjen e një bastoreje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.M. dhe K.T. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale […]

Susuri mohon motivin politik në largimin e mjekëve nga shkolla e mjekësisë

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ka mohuar pretendimet e PDK-së, se largimi nga puna i shtatë mjekëve, të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe mësimdhënës në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni” të ketë motive politike, derisa ka sqaruar se bëhet fjalë për përfundim të kontratës. Susuri, në një bisedë për Tv Prizreni ka thënë […]

A do të ndryshojë menaxhimi i drejtorive në qeverisjen e Haskukës?

Menaxhimi i dy drejtorive komunale në Prizren, asaj të Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale ka gjasë të ndërrojë. Partnerët e koalicionit qeverisës në Prizren, Vetëvendosje! dhe LDK, siç njoftohet kanë nisur konsultat duke paraqitur ofertat. Burime të TV Prizreni, thonë se kohëve të fundit janë duke u zhvilluar bisedime intensive ndërmjet këtyre dy subjekteve politike, për […]

Paraburgim vëllait që rrahu vëllanë në Prizren

Departamenti i Përgjithshëm Penal, pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, ia caktoi masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Sipas gjykatës i dyshuari, më datë 01.09.2018, rreth orës 02:00, në shtëpinë e […]

PDK e sheh si politik, largimin e 7 mjekëve nga shkolla e mjekësisë në Prizren

Dega e PDK-së në Prizren, ka reaguar ndaj siç thuhet largimit të 7 mjekëve, të cilët kanë qenë mësimdhënës në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni”,  duke thënë se arsyet e këtij veprimi janë politike,  për t’i zëvendësuar ata me militantë partiak të pushtetit aktual. Në një komunikate për medie nga ky subjekt, thuhet së në […]

Nesër në Prizren protestohet kundër dhunës ndaj grave

Shoqëria civile në Prizren, nesër në ora 12 do të protestojë në sheshin e Shatërvanit kundër dhunës në familje dhe ndaj grave. “Nesër me 05.09.2018,prej orës 12 ne sheshin Shadërvanit fillon protesta. Ju ftojmë të gjithë juve qe keni mundësi te na bashkangjiteni me ngritë zërin kundër dhunës! Kundër vrasjeve te femrave! Kundër dhunës ne […]

Prizren: Paraburgim burrit xheloz që lidhi e rrahu bashkëshorten

Departamenti i Përgjithshëm Penal që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit (GJTH), ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, një të dyshuari me iniciale A.K., për shkak të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”. Referuar Gjykatës, i pandehuri dyshohet se më datën 31.08.2018, në shtëpinë e tyre të përbashkët e cila […]

Opozita në Prizren e vlerëson të dëmshme moszgjedhjen e drejtorëve me kohë

Drejtues të grupeve të këshilltarëve të partive opozitare në KK të Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se viti i ri shkollor në këtë komunë po shoqërohet me telashe në aspektin e menaxhimit të shkollave. Sipas tyre, moszgjedhja me kohë e drejtorëve, por edhe mësimdhënësve, do të kenë efekt negativ në procesin mësimor në këtë vit shkollor, […]