06-05-2024

Në Liri mohojnë “bllokimin” në “facebook” të lexuesve që kritikojnë rezultatet e klubit

Drejtues të klubit të futbollit Liria të Prizrenit kanë mohuar t’ua kenë pamundësuar paraqitjen e kritikave adhuruesve të sportit, duke ua bërë ‘’bllock’’ në faqen zyrtare të klubit në “facebook”, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Këtë çështje e kanë paraqitur disa lexues, njëri prej të cilëve për këtë i shkroi në koment edhe kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka,

Në një publikim të Haskukës, në llogarinë personale të tij në “Facebook”, tri ditë më parë, në të cilën ishte paraqitur një foto nga një takim me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport në Prizren,  Ehat Oreshkën, si dhe kryetarin e Lirisë, Ilijaz Ilijazin, lexuesi Safet Kadriaj,  kishte shkruar në koment se “kryetari i KF Liria ua kishte bërë bllok në facebook, për shkak të pakënaqësive të paraqitura ndaj rezultateve të deritashme të klubit prizrenas. Ky koment pastaj ka marrë disa pëlqime.

Portali “GazetaePrizrenit.net” ka pyetur kryetarin Ilijazi rreth kësaj, por ai ka mohuar  një gjë të tillë. “Klubi futbollistik nuk ka nevojë ta bllokojë  askënd edhe kur e kritikojnë, por vetëm fyerjet banale ka mundësi të fshihen, pasi faqja lexohet edhe prej moshave të reja dhe nuk është as etike as morale të lexohen lloj-lloj fjale banale”, ka thënë ai.

Ilijazi, ka thënë se para se ta merrte drejtimin e klubit, Liria ishte para kolapsit.

Aktualisht Liria është e parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 9 pikë. Për këtë ka pasur kritika, ndërsa Ilijazi ka premtuar mobilizimin dhe angazhimin për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë, siç ka thënë jo për fajin e tyre.

Por, kjo mbetet të shihet. Një rast të tillë e kanë sot, në ndeshjen me Ballkanin e Suharekës, që zhvillohet në Suharekë, duke filluar nga ora 13:45./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.