06-05-2024

Ngritet numri i lindjeve në Prizren

Krahasuar me dy ditët paraprake, gjatë 24 orëshit të kaluar numri i lindjeve në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) është dyfishuar, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Derisa gjatë të hënës e të martës numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë nga 5, që krahasuar me ditët tjera konsiderohet si numër i ultë, tashmë janë regjistruar 10 raste të lindjeve, me 11 foshnja të porsalindura, pasi një rast ka qenë lindje gemelli ( binjka ).

Nga të porsalindurit 6 janë  meshkuj dhe 5 femra.

Asnjë koment

Comments are closed.