02-11-2025

Uncategorized

Tërmeti godet Serbinë, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

Tërmeti godet Serbinë, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë Një tërmet prej 4.0 shkallë të Rihterit ka goditur para pak minutash Serbinë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Pejë e Mitrovicë, raporton Meteo Balllan. Sipas Institutit Seizmologjik të Serbisë lëkundjet janë ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës. Ndërsa, sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, […]

Kolona drejtë Shqipërisë, pritjet deri në 3 orë në Vërmicë

Kolona e pritje të gjata deri në 5-6 kilometra krijuar edhe këtë të shtunë në pikën kufitare Vërmicë. Shumë kosovarë ia mësynë Shqipërisë për vikend ndërsa në Kosovë po vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19. Mësohet se për të kaluar kufirin me Shqipërinë duhen deri në 3 orë […]

Profesori i UP-së humb të afërm nga COVID-19, akuzon rëndë qeverinë

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Selaci, ka bërë sot një shkrim ku ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhimin e pandemisë. “Status me zemërin e frikë. Pashë jetën, së paku vetëm një ditë, pa lavde e surrata të politikanëve! Ju që i thurni lavde kësaj qeverie ose qitni surratat e tyne në profile […]

E rëndë: Nënë e bir nga Rahoveci vdesin brenda një dite nga Covid-19

Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë shumë jetë në Kosovë. Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit. Rastin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një shkrimi në Facebook. “E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të […]

KQZ publikohen emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka publikuar listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021. Listën e kandidatëve për kryetar komune mund ta […]

Vdes nga Covid-19 grimerja kosovare, ishte shtatzënë!

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në vendin tonë. E fundit ishte grimerja kosovare, Liberta Selaci, e cila ishte shtatzënë. Lajmi për vushtrriasen është bërë i ditur në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline. NJOFTIM! Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte […]

Malishevës po ia ngatërrojnë shifrat e të infektuarve

ospërputhjet në shifrat e të infektuarve me COVID-19 në raportin 24 orësh në komunën e Malishevës janë bërë të përditshme. Sipas Artan Paçarizit rezultatet që konfirmohen nga ta me thirrjet që bëjnë tek të infektuarit dhe ato që i bën publike Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dallojnë me të madhe. Sipas […]

Sulmoi fizikisht tri vajzat në Prishtinë, Prokuroria del me njoftim

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe […]

Ambasada Gjermane del me një njoftim për vizat e punës, lista e pritjes për terminet e tetorit hapet me 7 shtator

Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqinë e rregullimit të vijës dhe të ahstuquajturës “Rregullimi për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim) gjerman të punës. Kjo vazhdon të ketë vlerë për çdo vend të punës – pavarësisht kualifikimit të njohur. Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet të keni […]

Ambasada Amerikane uron Kosovën për fitoren historike

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka uruar ekipin e Kombëtares së Kosovës për fitoren historike ndaj Gjeorgjisë. “Lojë e bukur dje! Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore shumë të rëndësishme”, ka shkruajtur Ambasada Amerikane në Facebook. Ndryshe Dardanët në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e kanë arritur fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për botëror.