28-04-2024

Raste e sotme pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 576 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.

Në total numri i rasteve aktive është 263.

Asnjë koment

Comments are closed.