16-11-2025

Uncategorized

Urdhërarrest ndaj të akuzuarit që i shkaktoi lëndim të lehtë trupor një personi në Bllacë të Suharekës

Sot Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë ka lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarit Fatmir Qollaku i cili akuzohet se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit Bekim Bajraktari. Deri te mos mbajtja e kësaj seance dhe lëshimi i urdhërarrestit ka ardhur pasiqë i akuzuari Qollaku, në bazë të fletëkthesave të gjykatës, gjendet […]

Rahovec: 7 persona intervistohen me dyshimin që favorizuan tre herë një kompani

Një operator ekonomik në Rahovec po dyshohet të jetë favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues ani pse në kundërshtim me ligjin. Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet. Deri më tani janë intervistuara shtatë persona të cilët dyshohet të jenë përfshirë në veprën, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Kështu bëhet e ditur në njoftimin […]

Fahrije Hoti flet për fitoren e “Zgjoi”: U gëzova por më ktheu prapa dhimbjet e 20 vjetëve (VIDEO)

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, ka arritur të marrë tre çmime kryesore në festivalin e filmit “Sundance Festival”. Aktorja Yllka Gashi, në këtë film me rolin e saj ka treguar për dhimbjen e grave të Krushës. Në këtë rol Gashi, ka paraqitur personazhin e Fahrije Hotit. Për filmin në emisionin e mëngjesit në Klan […]

Doktori kosovar që jeton në Gjermani: Varianti i ri i koronavirusit 30 për qind më vdekjeprurës

Mjeku Fahri Beqa tha se varianti i ri i koronavirusit është 70 përqind më i transmetueshëm dhe 30 përqind më vdekjeprurës sesa forma standarte. Ai shtoi se varianti që është izoluar në Afrikën e Jugut dhe Brazil është më i rrezikshëm se sa ai i përhapur në Britaninë e Madhe. “Ka ndryshuar pak proteina që […]

E publikoi një video në Tik Tok duke i dhënë pije energjike gjyshes, ‘gozhdohet’ shqiptarja

Genta Gjalpi th se është komentuar shumë keq kur në Instagram dhe Tik Tok ka publikuar videon me gjyshen ku i jepte të konsumonte pije energjike.   “Kam hedhur një video që i jepja gjyshes pije energjike. Kjo video ka thyer jo Instagramin apo Tik Tok por çdo faqe të mundshme shqiptare, turke, rumune. U […]

Kosovari shpallet i papërgjegshëm, por nuk lirohet nga fajësia për vrasje në Zvicër

Kosovari që ka vrarë të moshuarin me të cilin ndante dhomën në Klinikën St. Urban të Lucernit nuk lirohet nga fajësia. Sipas vendimit të Gjykatës kantonale të Lucernit, vepra penale e vrasjes me dashje në këtë rast është përmbushur, por i akuzuari nuk ka përgjegjësi penale. Në prill të vitit 2017, një pacient në klinikën […]

Caktohet seanca e radhës e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është bërë e ditur se me 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si […]

Prizren: Të rinjtë me “Liria ka emër” karakteristikë në tubimin e PDK-së

Në tubimin e mbrëmshëm, në të cilin mori pjesë një numër i madh i strukturave të PDK-së në Prizren, e ku ishte edhe kandidati i këtij subjekti për Kryeministër, Enver Hoxha, në ballë të sallës qëndronte një grup i të rinjve, që kishin të veshur bluzat me sloganin “Liria ka emër”.

Përplasen dy vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka persona të lënduar

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Indeksonline. Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për Indeksonline tha se aksidenti mes dy automjeteve ndodhi në drejtimin Duhël-Prishtinë, ku si pasojë dy persona u lënduan. Ai tregoi se njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim mjekësor. “Aksidenti ka ndodhur […]

40-vjeçari nga Suhareka vdes nga COVID-19

Një 40-vjeçar është në mesin e tre rasteve të vdekjeve nga COVID-19 që u shënuan gjatë 24 orëve në Kosovë. Viktima është nga komuna e Suharekës. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 509. “Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]