29-10-2025

Uncategorized

Parashikimi i motit për javën e fundit të korrikut

Java e fundit e muajit korrik do të vijojë me mot të nxehtë. Do të ketë edhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës. Këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës. Indeksi UV mbetet i […]

Ky është motoçiklisti 20 vjeçar nga Rahoveci që humbi jetën në aksidentin në Komoran

Bardh Kadiri është i riu 20 vjeçar, i cili e humbi jetën në një aksident në fshatin Komoran. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net, se aksidenti ka ndodhur në ora 17.30. “Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit […]

Fermerit nga Dragashi i vidhen 70 dele, me blegtori ai mbante familjen

Fermerit nga Kuklibegu i Dragashit i zhduken rreth 70 copë dele në bjeshkët e Opojës. Policia thotë se rasti po hetohet, ndërsa Nesim Halimi, me blegtori mbante familjen. Delet iu zhdukën në natën e 20 korrikut kur pronari zbriti nga stanet për një rast vdekje në familje. Nesim Halimi nga fshati Kukligeg i Komunës së […]

Vendoset nëse Bajrami do të falet në xhami

Për dallim nga Fitër Bajrami që u fal pa xhematë, shkaku i Pandemisë. Për Kurban Bajram besimtarët myslimanë do të mund që këtë ritual, ta kryejnë nëpër xhami. Kështu u dakorduan Bashkësia Islame e Kosovës me qeveritarët. Megjithatë masat anti Covid-19, janë të obligueshme për t’u respektuar.  

Tërmet në Shqipëri

Një termet është shënuar para disa minutash në Shqipëri. Epiqendra e këtij tërmeti është në Qarkun e Fierit. Magnituda e tërmetit është 4.38 Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm nga i cili u shënuan mbi 50 viktima e qindra të lënduar.

Mjeku prizrenas tregon pamjet e mushkërive të pacientëve me COVID-19

Radiologu në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi tregon pamjet e mushkërive të pacientëve me pneumoni virale. Krasniqi më anë të një shkrimi në Facebook, thotë se virusi COVID-19 ekziston dhe se situata nuk është e mirë. “Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë […]

“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”

Një ekspert spanjoll ka paralajmëruar se koronavirusi ka ndryshuar dhe tani aftësia e tij infektuese është rritur disa herë. Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për “El Progreso de Lugo”, është shprehur se “që nga fundi i shkurtit, virusi ka pësuar mutacion”. “70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia […]

Dy vjet pa Adem Demaçin

Sot bëhen dy vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e […]

96 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

Azem Bejtë Galica ka lindur më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetw më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës. Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë […]

Vdes një 32-vjeçar në Spitalin e Pejës, po priste rezultatin e testit për COVID-19

Një 32-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, ka njoftuar spitali. Siç thuhet në njoftim, 32-vjeçari ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. “Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër […]