08-03-2026

Uncategorized

Nesër ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Kryeministri Hoti

86 deputetë shin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës për të votuar Qeverinë e Re të udhëhequr nga Avdullah Hoti. 61 deputetë votuan pro, 24 prej tyre ishin kundër dhe një abstenim. Prej sot Kosova ka një udhëheqje te re shtetërore, teksa nesër në ora 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e marrjes së […]

Mësuesi i Hotit: Avdullahu nxënës i pesësheve (VIDEO)

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Në një intervistë për Klan Kosovën ai ndau gjëra interesante nga fëmijëria e Avdullah Hotit në Ratkoc të Rahovecit duke treguar për pesëshet dhe interesimin e madh që ka pasë për libra. “Po […]

Limaj tregon si u bënë numrat për Qeverinë Hoti

Deputeti Fatmir Limaj ka folur para mediave pas seancës së Kuvendit ku u votua qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express. Ai nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e shefit të grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shalës që tha se do të votojë pro qeverisë pas një bisede që pati me […]

FSK-ja nxjerr trupat e pajetë të minatorëve të minierës së Artanës

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas mesnate, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve të Minierës së Artanës. Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë, për shkak të specifikave të punës.   Në operacion kanë marrë pjesë: FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, njësitet […]

Nis grumbullimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës tashmë veçse kanë mbërritur mbërri disa deputetë, ndër ta edhe ata të Listës Serbe. Seanca për votimin e Qeverisë Hoti pritet të nisë në orën 11:00. KOHA ka parë se në Kuvendin e Kosovës kanë mbërritur kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Rexhep Selimi, Besa Gaxherri e Veton Berisha.

Haradinaj: Sot nuk votohet veç për qeveri, sot votohet për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot Parlamenti i Kosovës do të votojë qeverinë e re, që sipas tij, është jetike për vendin. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjithë kjo situatë e krijuar është si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë. “Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të […]

Kush janë emrat që u përfolën deri tash për ministra të LDK-së në Qeverinë Hoti

Driton Selmanaj pritet që nga nesër të marrë postin e zëvendëskryeministrit. Burime të Gazetës Express brenda LDK’së tregojnë disa nga emrat që tashmë janë caktuar për t’i drejtuar ministritë që i takojnë kësaj partie. LDK’ja ka mbledhur kryesinë për të fundit herë para seancës, nga e cila Avdullah Hoti pritet të dalë kryeministër i Kosovës. […]

Veseli Kurtit: Urgjentisht të hapet kufiri me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli i ka reaguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se i njëjti ka dështuar edhe njëherë me Shqipërinë. Përmes Facebook’ut, Veseli ka shkruar se sa ishte në opozitë, Kurti thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa, tani si kryeministër është duke i ndarë shqiptarët. Ai thotë se qeveria në […]

Detaje të reja nga aksidenti në minierën e Artanës: Dy të vdekurit janë 50 dhe 52 vjeç

Dy punonjësit e minierës së Artanës, që dyshohet se kanë vdekur nga shembja e dheut në këtë minierë, ishin në galerinë kryesore kur ajo u shemb Nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri ka njoftuar se njëri nga viktima është 50 vjeç e tjetri 52. “Jany dy mintatorë që kanë ndërruar jetë. Njëri 50 dhe […]