20-04-2024

Haradinaj: Sot nuk votohet veç për qeveri, sot votohet për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot Parlamenti i Kosovës do të votojë qeverinë e re, që sipas tij, është jetike për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjithë kjo situatë e krijuar është si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë.

“Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie. Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se “Vota për qeverinë e re, është vota për Kosovën.

Asnjë koment

Comments are closed.