18-05-2024

Uncategorized

Këtij futbollisti të Ballkanit i takoi çmimi “Ylli i Javës” në Superligë

Çmimi “Ylli i Javës” për javën e 12-të në Superligë i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Lumbardh Dellova. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Flamur Sinani, Lulzim Rrmoku e Bujar Asllani, njoftoi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Ky komision vendosi që qendërmbrojtësi i […]

Tahirsylaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, erërat janë të fuqishme

Erërat e fuqishme të cilat kanë përfshirë të premten rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit. Për këtë arsye profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në Radio Dukagjini ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.“Qytetarët le të qëndrojnë në shtëpi. Rrezik nuk ka, por dëme do të ketë sepse […]

Zëdhënësi i State Departmentit bën edhe një reagim pas sanksionimit të Nexhat Krasni

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se e ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Pas këtij njoftimi të publikuar nga Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka reaguar edhe zëdhënësi i State Departamentit Mathew […]

Aksident i rëndë në aksin rrugor Morinë-Kukës, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesditës të së premtes në aksin rrugor Morinë-Kukës. Mësohet se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është nisur drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se viktima është nga Kukësi, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. […]

Vuçiq njofton publikun me babanë e tij, mohon të jetë Fahri Musliu

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar sërish zërat se Fahri Musliu mund të jetë babai i tij biologjik. Ai ka publikuar një video ku shihet me babanë e tij, Angjelko. “Unë jam krenar për babanë tim!”, ka shkruar Vuçiq.

Kurti në Kuvend për draft-statutin e Asociaconit: Qartazi s’është Zajednicë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se do të flasë për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin, por pa u lëshuar shumë në detaje meqë ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit. Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe […]

Familja e afaristit njofton për vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të Lulzim Kryeziu

Të dashur familjar, miq dhe dashamirë, Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se dje ndërroi jetë djali, vëllau dhe babai ynë, Lulzim Kryeziu. Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e premte), me datën 03.11.2023, në ora 15:00 në varrezat e Bubavecit. Funerali niset nga Ranchi në Bubavec. Me pikëllim, Familja Kryeziu”

Rrustem Mustafa dje është ftuar nga ZPS-ja për intervistim, sot ia anulon

Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi), dje mbrëma është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim, por që e njëjta është anuluar po nga ZPS-ja. Këtë e ka berë të ditur vetë ish-komandanti me anë të një postimi në Facebook . Mustafa theksojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë […]

Kërkohet kujdes: Ndryshon moti, ja çfarë pritet duke nisur nga nesër

Një ciklon i fuqishëm i cili gjendet mbi Itali, do të arrijë të premten (nesër) pasdite në formë frontale mbi vendin tonë. Dita e premte do nisë me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit apo në Rrafshin e Dukagjinit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje […]

Ja sa qytetarë në veri për dy ditë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS sipas VV-së

Për dy ditë, 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS në veri të vendit. Kështu ka shkruar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, në llogarinë e tij në Facebook. “Për 2 ditë 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS në veri të vendit”.