15-07-2025

Uncategorized

Parashikimi i motit për të shtunën, 12.07.

Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-36 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MK

Kush “eci” dhe kush erdhi, shkarkohen tre komandantë të Policisë në Kosovë, ja emrat e ri në këto pozita

Tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar sot nga detyrat e tyre. IndeksOnline raporton se bëhet fjalë për shkarkimin e komandantit Idriz Atashi, nga stacioni policor i Pejës, komandantit Afrim Sylaj, nga stacioni policor në Suharekë, si dhe komandantin Ragip Bytyqi, nga stacioni policor i Klinës. Nga stacioni policor i Pejës është shkarkuar edhe shefi […]

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Turqi

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë oficerët, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë. Ky trajnim nuk ishte vetëm një përditësim teknik – ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që […]

Limaj: Do ta ftoj Kurtin për kafe javë e ardhshme

Pas dështimit të 45-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik dhe ka paralajmëruar një takim të mundshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, javën e ardhshme. “Kena me vazhdu me pas takime, […]

Selmanaj premton 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬je 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧

Driton Selmanaj, kandidat për kryetar të Prizrenit, përmes një postimi, ka deklaruar se do 𝐭ë 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐢 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧. Postimi i tij: Të dashur qytetarë të Prizrenit! Të dashur anëtarë dhe veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Mbrëmë në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mora mbështetjen e strukturave të Degës së LDK-së […]

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë – Kurti, Gërvalla e Rexhepi udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e qeverisë, ku është shtuar […]

Parashikimi i motit për të premten, 11.07.

Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-33 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27°C./MK  

Malisheva mposhtet nga Vikingur

Malisheva e nisi me humbje minimale 1-0 aventurën e saj të dytë evropiane, në sfidën e parë ndaj Vikingur Reykjavik, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi islandezi Nikolaj Hansen në fund të pjesës së parë (45+1’), pas një goditjeje të lirë. Malisheva pati disa tentativa në […]

Aksioni kundër faj:des në Prizren, 37 vjeçari i arrestuar është familjar i ish-kryetarit Mytaher Haskuka

Një person është arrestuar në flagrancë sot në Prizren nga Policia e Kosovës. Personi që u prangos për Fajde dhe Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është 37 vjeçari Akcan Haskuka. Për të njëjtën vepër, Haskuka ka qenë i arrestuar edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar. IndeksOnline mëson se ai është […]

Prokuroria Speciale për urat mbi Ibër

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas interesimit publik për kontratën 3 milionëshe të nënshkruar nga Qeveria për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, projekt për të cilin është vendosur gurthemeli nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në një deklaratë, Prokuroria ka sqaruar se nuk është organ vlerësues […]