04-05-2024

Uncategorized

Tre të plagosur nga plumbat qorr, 11 nga mjetet piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri

Bilanci i natës së Vitit të Ri: Tre të plagosur nga plumbat qorr, 11 nga mjetet piroteknik Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare ndërsa raportohet se bëhet fjalë për lëndime nga plumbi qorr. Të gjitha këto raste […]

“A ke flejt ndonjëherë me çizme të reja”, plasin të qeshurat pas pyetjes së Bekë Berishës për Blerta Deliun

Në edicionin festiv të emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi”, kanë qenë të ftuar deputetja Blerta Deliu, deputeti Bekë Berisha, aktori Armond Morina, analisti Valon Syla dhe psikologia Antigona Qenaj Sejdiu. Së bashku me moderatoret kanë treguar se si e festojnë vitin e ri. Gjatë bisedes, Bekë Berisha bëhet i drejtpërdrejt dhe pyet Blerta Deliun […]

Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës ndan pesë banesa për familjet në nevojë

Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës, ka ndarë pesë banesa për familjet në nevojë. Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, tha se nuk ka krenari më të madhe se sa që në ditë festive të gëzohen këto familje. “Me plotë emocion e lot gëzimi në këtë natë të Vitit të Ri, sot […]

Kadri Kryeziu: Ushqimin kryesor në burgjet serbe e kishim rrahjen

Me 10 vite burg efektiv ishte dënuar edhe Kadri Kryeziu, tani profesor doktor në Universitetin e Prizrenit. Ishte vetëm 22 vjeç. Ajo, për të cilën u dënua ishte si njëri ndër organizatorët e demonstratave të 11 marsit të vitit 1981 në qendrën e studentëve në Prishtinë. Kërkesa kryesore ishte “Kosova Republikë” dhe njëra prej kërkesave […]

Festat e fundvitit, vijon fluksi në Morinë, 10 mijë persona hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në Shqipëri dhe familje nga Bullgaria. “Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, tha […]

Policia heton vdekjen e një gruaje në Malishevë

Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Malishevë të premten. Trupi i saj është dërguar për obduksion. Policia po e heton vdekjen. “Është raportuar se viktima femer kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dal në njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me […]

Prizren: Një person i dehur sulmon bashkëshorten

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Piranë, Prizren 30.12.2022-00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht […]

Rrëzimi i aeroplanit në Bosnje, vdesin babë e bijë

Dy persona kanë humbur jetën nga rrëzimi u një avioni sportiv në afërsi të aeroportit në Prijedor, njoftoi Departamenti i Policisë së Prijedorit në Bosnje e Hercegovinë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 kur edhe është lajmëruar policia. Për rastin janë informuar Drejtoria e Aviacionit Civil, Prokuroria e Qarkut të Prijedorit dhe Prokuroria e Bosnje […]

Kroacia në mesnatë prezanton euron dhe hyn në zonën Shengen

Duke filluar nga mesnata, Kroacia do të hyjë në të njëjtën kohë në zonën Shengen dhe në Eurozonë, të cilat kanë qenë synimet strategjike të Zagrebit që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, më pak se dhjetë vjet më parë. Natën e 31 dhjetorit deri më 1 janar, Ministri i Financave, Marko Primorac dhe Guvernatori i […]

IKSHPK: Kujdes gjatë festave, Covid-19 s’ka mbaruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë festave, me ç’rast, ka potencuar se pandemia Covid-19 ende s’ka mbaruar. IKSHPK ka bërë të ditur se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve.“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të […]