Për sot ( e shtunë ) parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 10-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. Në fotografitë që Osmani ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare, shihet se në zyrën e Latifit është ende e varur fotografia e ish presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë ndodhet në Hagë. Mirëpo, Latifi mban […]
Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe në orët e mbrëmjes të së premtes vazhdon të ketë fluks të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë. Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:29, bashkatdhetarët po presin në Merdar deri […]
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit, N.S., pasi dyshohet se kanosi me vrasje kryeministrin Kurti. Ai dyshohet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. “Prishtinë, 01 shtator 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur […]
Një person është lënduar në vendin e tij të punës në një kompani private. Kjo është bërë e ditur nga raporti policor. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Grabitet BKT-ja në qendër të Prishtinës: Policia e arreston 1 person, tjetri në arrat Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në njërën nga pikat e Bankës Kombëtarë Tregtare (BKT), shkruan lajmi,net. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur ta kap të dyshuarin pak metra larg […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 11:00 do të vizitojë Komunën e Rahovecit, ku do të pritet nga kryetari Smajl Latifi. Më pas, bëhet e ditur se e para e shtetit do shkojë në fshatin Fortesë të kësaj komune, ku do ta vizitojë shkollën SHFMU “Liria”.
Në arsimin paruniversitar të Republikës së Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2023/24. Sivjet prindërit janë përgjegjës për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për fëmijët e tyre. Kurse mjetet do të subvencionohen nga Ministria e Arsimit, pasi ata të kenë aplikuar në platformën e-Kosova. Kjo Ministri ka marrë vendim që të ndajë nga […]
Sot u mbushën 25 vjet nga Beteja e Vrrinit, njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së. Portali “Gazeta e Prizrenit” në 20-vjetorin e kësaj ngjarje, ka botuar një shkrim, të cilin mund ta lexoni në këtë link: 20 vjet nga Beteja e Vrrinit
Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29 °C./ MK