19-05-2024

Nis hetimi disiplinor ndaj gjykatësit Sejrani për komunikimet me të akuzuarin Pulaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar hetim disiplinor ndaj gjykatësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani.

news image

Hetimi disiplinor ndaj tij është iniciuar nga KGjK-ja pasi gjykatësi Sejrani nuk e kishte njoftuar kryetaren e kësaj gjykate, Shpresa Emra, se kishte pasur kontakte me të akuzuarin Shkodran Pulaj, të cilin po e gjykonte për shitblerjen e narkotikëve.

Lajmin e ka konfirmuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me datë 11 prill 2024 ka pranuar nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, si Autoritet Kompetent një kërkesë për fillimin e hetimit disiplinor ndaj një gjyqtari”.

“Të njëjtën ditë, me 11 prill 2024 Këshilli ka themeluar panelin hetimor për rastin disiplinor të evidentuar Nr.AD/KGJK/01/2024/GJTHPZ-AD/GJTHPZ/3/24. Paneli hetimor, bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Rregullores për Procedurën Disiplinore të gjyqtareve është duke e zhvilluar hetimin disiplinor”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së.BetimiperDrejtesi

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.