18-04-2024

Çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 8:30
Në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e Serrave me Participim” të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ndërtimin e serrës së parë në fshatin Atmaxhë. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë).

Ora 10:00
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Rahovecit ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. (Komuna e Rahovecit).

Lexo edhe:

Monumenti i Heronjve të UÇK-së në malin e Pashtrikut ( FOTO-Reportazh )

 

Ora 10:45
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë vendin ku planifikohet të ndërtohet stadiumi i qytetit në Rahovec. Më pas ajo do të vizitojë palestrën “Mizahir Isma”.

Ora 11:30
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe). /GazetaePrizenit.net/

Lexo edhe:

Ura e Marashit nën mëshirën e Zotit (FOTO)

Asnjë koment

Comments are closed.