Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ftuar sot në selinë e tij, tw njohur si ‘Shtëpia e Bardhë’ në Prizren, disa nga drejtorët e shkollave, të larguar pa konkurs, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Burime të sigurta të portalit bëjnë të ditur se takimet do të mbahen ndaras.
Njoftohet se disa nga ushtruesit e emëruar nuk janë paraqitur për ta marrë detyrën, ashtu siç ishte paraparë nga DKA, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në anën tjetër, vendimi i kryetarit për drejtorët ka shkaktuar huti dhe pakënaqësi nëpër kolektivet e shkollave, aq më tepër kur kjo “mjegull” ndodh në prag të fillimit të vitit shkollor, i cili nuk dihet si do të fillojë për shkak të pandemisë. /GazetaePrizrenit.net /