22-11-2024

Çfarë po ndodh në Prizren? Emri i ish-presidentit Rugova në një rrugë krahas ish-udhëheqësit komunist jugosllav

Kjo pamje është në Prizren, afër stacionit të autobusëve…

Njëra rrugë mban emrin e ish-Presidentit demokrat të Kosovës “Ibrahim Rugova”, ndërsa tjetra përballë atë “Xhemajl Bjediqi”, ish-udhëheqës  komunist nga Bosnja e Hercegovina (BeH), nga koha e Titos, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Absurditet në vete.

Shtrohet një pyetje për Komunën e Prizrenit: A ka kuptim që dy rrugë të përafërta, apo bash lideri paqësor dhe ideatori Pavarësisë së Kosovës Rugova, të jetë bashkë me një udhëheqës komunist të ish-Jugosllavisë?

Çfarë vendimi është ky?!

A nuk paska merituar që me emrin e ish-Presidentit Rugova të emërohet një rrugë më në qendër të Prizrenit? / GazetePrizrenit.net

Lexo edhe:

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.