Çfarë thotë Policia për gruan “misterioze” që u vërejt në rajonin e Prizrenit (VIDEO)
Policia sot rreth orës 09:30 ka intervistuar gruan “misterioze” në Sllatinë, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ka kontaktuar më të gjitha stacionet policore ku besohet se është parë gruaja.
Kjo është përgjigja që ka marrë nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me datë 23/05/2019 rreth orës 19:25 ,Patrulla e S.P.Malishevë ka bërë identifikimin e personit te quajtur Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë”.
“E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur ne gjuhet zyrtare te shtetit te Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën Gjermane. Sipas verifikimeve në bazën e të dhënave të Policisë është kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj, mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat qe e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll”.
“Lidhur me këtë çështje është kontaktuar S.Policor Podujevë , sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor. Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë”.
“Me date 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rinj ( nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,,Runu ejjj Rrezik neper shtepia”.