23-11-2024

Çfarë u bë me 26 mijë dollarët e grumbulluara për Xhakën dhe Shaqirin?

Mbi 26 mijë dollarë u mblodhën online për gjobën e vënë nga FIFA ndaj Xhakës dhe Shaqirit për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës pas golave të shënuar ndaj Serbisë.

Por çfarë u bë me këto para të mbledhura?

Rilind Reka, iniciatori i këtij donacioni ka arritur të kontaktoj me Federatën e Futbollit të Zvicrës, duke i pyetur se çfarë të bëjë me këto para.

Federata e Zvicrës është përgjigjur, duke i thënë që këto para të shkojnë për bamirësi dhe jo për futbollistët.

“Përshëndetje Rilind. Federata mendon se këto para nuk mund të jepen për futbollistët, por ky donacion është mirë të shkoj për bamirësi”.

Reka mendon se këto para është mirë të shkojnë për shkollat fillore në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare. “Po, kjo është një ide shumë e mirë. Në fund të fundit, kjo varet nga ju. Kur te kryeni këtë, ne mund ta publikojmë këtë në faqen tonë”, ka reaguar federata./top-channel/

Asnjë koment

Comments are closed.