Çifti i vdekur sot në aksident është nga Malisheva, po vinin për pushime në vendlindje
Sh.Sopaj, 26-vjeç dhe M.Sopaj, 35 vjeçe është çifti që humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se çifti është nga komuna e Malishevës, konkretisht nga fshati Janqiste.
Dy fëmijët e tyre që ishin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe ndodhen në klinikë.
Ata po vinin për pushime në vendlindje kur vetura e tyre u përplas në një autobus.
Policia e Kosovës është duke u marrë me aksidentin.