Cila është ecuria e konkursit për drejtorë në Prizren?

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë është një nga temat shumë aktuale dhe shumë të përfolura. Drejtori për Arsim në Prizren, Skënder Susuri në “Televizonin e Prizrenit” ka thënë se kryetari Haskuka ka shkuar një hap me shumë se legjislacioni.

Ai ka kërkuar nga unë me punu një udhëzim ndihmës për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëvë dhe në atë udhëzim ka insistuar që pikëzimi të ndodh aty për aty, kjo është dmth ajo që e dallon nga konkurset e tjera deri sa në konkurset e tjera ka ndodh intervistimi i kandidatëve dhe pikëzimi ka ndodh  diku tjetër pas 10 dite apo 1 muaji.

Këtu ndodh pikëzimi aty për aty, është prezente shoqëria civile, janë dy komisione, ku anëtarët e komisionit që janë të emëruar nga kryetari janë apolitik, unë 3 prej tyre nuk i kam njohur, për herë të parë i kam taku aty, vetëm një nga ata e kam njohur. Alban Bytyçi, i cili është mësimdhënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, pastaj nga shoqëria civile janë 4, janë sindikatat aty, janë edhe përfaqësues të Kuvendit Komunal, dmth janë disa njerëz aty.

Pikëzimi ndodh aty për aty, mirëpo, pikëzimin nuk duhët me bo publik. Për fat të keq, ditën e parë ato i kanë bërë publike, sepse pikëzimin e bënë komisioni dhe ai nuk bënë emërim, por komisioni bënë propozim.

Kryetari i ka dhënë të drejtë gjithë shoqërisë civile që ata në fund të hartojnë një raport me shkrim, dhe nëse ata kanë evidentuar shkelje, kryetari e gëzon të drejtën mos me nënshkru propozimin, por me rikthy jo konkursin, por pikëzimin, edhe këtë të drejt ma ka bartur edhe mua që nuk e kam si drejtor i drejtorisë komunale që nëse unë vërej shkelje të procedurave ligjore, ose njëanshmëri, e informoj kryetarin me shkrim  prap e kthen procesin në pikëzim.

Susuri ka deklaruar si sfidë konkursin për drejtorë. Ai ka thënë se po të mos ishte institucioni i konkursit me siguri do të kishte qenë drejtor shumë i suksesshëm, nuk kish gabuar asnjëherë, por këtu baza ligjore është e lëndueshme pastaj kemi një numër shumë të madhë të vajzave dhe djemvve të ri , që të shkëlqyer kanë kryer fakultetin me nota 8, 9 dhe 10. Është një grumbull shumë i madhë i konkurentëvë dhe cilindo prej kandidatëvë që e merrë në pun,ë vendet e punës janë shumë të limitume dhe ne gabojmë.

Kemi pas një institucion të konkursit me kohe të caktuar në “Emin Duraku”, ka pas mbi 50 aplikacione, pastaj janë vlerësu me gojë diku 20 kandidatë, dhe unë për kurreshtje kam pyet cili është suksesi i tyre dhe komisioni më është përgjigj se cilin do që e kemi marrë nuk kemi gabuar, por cilindo prej tyre që se marrim i kemi hyrë ne hak. Për këtë arsye, unë kur dal në korridor dhe shoh 30 apo 40 vajza dhe djemë duke prit në rradhë, për mu ky është momenti më i vështirë në jetë.

Ndonjëhërë mendoj a duhet me qenë drejtor apo jo, për këtë arsye kam thanë sfida më e madhe në jetë është kjo, sepse ata kanë kryer shkollën dhe ne si shtet kemi obligim me i sistemu, e ne si shtet,  nuk po mundemi me i sistemu”, ka theksuar në emision drejtori , Skender Susuri./tvprizreni/