03-12-2024

Ministri Gashi vizitoi pikat e kalimit kufitar në Morinë dhe Shishtavec

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot pikën e kalimit të kufirit në Morinë dhe të Shishtavecit, ku u priten nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës, Faton Alia.

 

Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se qëllimi vizitës në këto pika të kalimit të kufirit është që të lehtësojnë qarkullimin e shpejtë të qytetarëve që kanë objektiva për të shijuar bregdetin shqiptar, apo edhe vizita të karaktereve tjera.

 

“Jemi në proces të nënshkrimit të protokollit të përbashkët me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, për patrullime të përbashkëta. Ne duhet të jemi maksimalisht në shërbim të qytetarëve për të ndihmuar lëvizjen e lirë”, theksoi ministri Gashi.

 

Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, në rast nevoje për shtim të kapacitete për pikat e kontrollit të kufijve, me qëllim të eliminimit të radhëve të pritjeve së qytetarëve në kufi.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, theksoi se këtë vit ka turizëm më të hershëm, që ka filluar një muaj më herët se zakonisht dhe ka një fluks më të madh për 20%, më shumë se viti i kaluar. Ai tha se ka një shtim të qytetarëve të Shqipërisë që vizitojnë Kosovës dhe për këtë duhet të ketë një liberalizimin të kontrolleve kufitare, sidomos të transportuesve publik.

 

Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës, z. Faton Alia, theksoi se në këtë rajon janë katër pika të kalimit kufitar dhe tri pika sezonale, pika e Morinës është më e madhja në Republikën e Kosovës.

 

Ai tha se vitin e kaluar ka pasur rreth 6 milion qytetarë që kanë hyrë dhe dalë që janë regjistruar në këto pika. Fluksi momental është 10 mijë qytetarë në ditë hyrje dalje, ndërsa ky fluks shkon deri në 20 mijë.

Asnjë koment

Comments are closed.