11-05-2024

Disa fshatra dhe një pjesë e Suharekës, sot dezinfektohet kundër rriqrave

Në disa fshatra si dhe disa pjesë të Suharekës, sot do të bëhet spërkatja kundër rriqrave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në Suharekë, ka njoftuar se fushata do të shtrihet në fshatrat: Nishor, Kasterc, Bershanc, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdolan, Bllacë si dhe disa pjesë të qytetit të Suharekës.

 

“Me 2 qershor do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në kuadër të projektit për Ethet Hemoragjike”, thuhet në njoftimin për media.

 

Me këtë rast kërkohet nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë udhëzimet e ekipit në terren, ndërsa bletarët gjatë ditës së sotme, të mos i nxjerrin bletët në kullosa.

 

Asnjë koment

Comments are closed.