Daja: Gjyqtari na e mohoi një penallti, mund të shesim disa lojtarë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja,  ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-0, duke ia lënë fajin gjyqtarit për mohimin e një penalltie.

Ai ka folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, ku tha se penalltia ishte e dukshme.

Më tej trajneri theksoi se ka oferta nga jashtë për lojtarët, ndërsa shtoi se pavarësisht dëshirës së tij nuk mund t’i mbajë të gjithë lojtarët që ka.

“Mendoj që ishte një penallti e pastër e pa dhënë dhe një e diskutueshme. Jo se ul meritat e kundërshtarit, pasi kishim ekipin më të fortë të grupit. Me këtë intensitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë”, deklaroi fillimisht ai.