Dallaveret me patentëshoferë, arrestohet edhe një person në Pejë
Është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se i përkiste grupit, i cili kishte bërë dallavere me patentëshoferë, në Pejë.
Policia dhe Prokuroria Themelore e Pejës para dy javësh, e zhvilloi një aksion të gjerë në disa komuna si: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Pejë, Deçan, Istog.
Cak i këtij aksioni ishin 10 persona, shtatë prej të cilëve kishin përfunduar në pranga, derisa njëri ishte liruar për shkaqe shëndetësore.
Derisa tre nga të dyshuarit nuk ishin hasur në shtëpitë e tyre, gjatë kontrollit policor.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.