“Dardanët” gati për spektakël
“Tempulli” i futbollit ‘Fadil Vokrri’ të enjten mbrëma pritet të jetë i stërmbushur.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maltën, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Kosova në duel me maltezët hynë pas fitores së madhe kundër Ishujve Faroe. Tifozët e Kombëtares sonë “Dardanët” kanë ftuar qytetarët nga i gjithë vendi që të enjten mbrëma të jenë në shkallet e stadiumit “Fadil Vokrri” për të mbështetur djemtë tonë, të cilët synojnë fitoren e radhës në Ligën e Kombeve, fitore që do të rriste gjasat për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
Kryetari i “Dardanëve” Lul Berisha përmes profilit të tij në Facebook, ka premtuar spektakël të madh në ndeshjen Kosova-Malta.
“Mos mungo hajde tribuna plot gola plot spektakël po biletë po fitore po vend te parë po qka po don tjeter”, ka shkruar Berisha.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe Maltës nis në orën 18:45./rtk