Daut Haradinaj njofton se Plava po lidhet me Kosovë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar sot nga afër punimet që po bëhen në rrugën nacionale Deçan-Plavë.
Bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, Haradinaj shikuan nga afër punimet që po realizohen në atë pjesë.
Dy vite më parë, deputeti Haradinaj pati premtuar se kjo rrugë do të bëhet.
“Manastiri duhet të jetë i hapur për popull dhe duhet të kultivojë vlera ndërnjerëzore për çka është edhe i thirrur. E jo të jetë pengesë për zhvillimin e kësaj zone. Rruga do të bëhet”, pati deklaruar Haradinaj.
Daut Haradinaj i cili ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, pati përkujtuar në detaje kohën e luftës kur Manastiri është ruajtur dhe nuk është prishur dhe se sipas tij këtë objekt shqiptarët e kanë ruajtur me shekuj./Indeksonline/