18-05-2024

Defile për Ditën e Zjarrfikësve në Prizren

Me rastin e Ditës së Zjarrfikësve, sot në Prizren mbahet defile me automjete zjarrfikëse nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në unazën e qytetit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Aktiviteti organizohet nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas njoftimit, në ora 12:00 do të bëhet demonstrimi i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.