16-07-2019

Anëtari i Partisë Demokratike Turke, Lopar reagon ndaj Konjufcës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Turke në Kosovë dhe ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Orhan Lopar, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Të hënën Konjufca u përplas me deputetin turk Fikrim Damka në seancën ku u miratua raporti i Komisionit Hetimor që hetoi mënyrën e dëbimit të shtetasve turq nga Kosova. Teksa Damka e cilësoi raportin dështim juridik, Konjufca iu përgjigj se “nuk je në Kuvendin e Turqisë, por të Kosovës”.

Tani Lopar përmes një postimi në Facebook ka thënë se turqit e njohin shtetin e Kosovës, ndërsa ka pyetur Konjufcën se a e njeh ai shtetin dhe simbolet e Kosovës.

“Ooo Glauk Konjufca. Na e dimë shumë mirë se ku po jetojmë. Kosova është shteti ynë, ne si Partia Demokratike Turke, si deputet turk të Kosovës e kemi votuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe e njofim republikën e Kosovës. Ti ku ishe në atë kohë?! Ne e duam atdheun tonë dhe flamurin e Kosovës, po të pyes Glauk! A e ke marr naj here në dorë flamurin e Republikës së Kosovës…”, ka shkruar ai në Facebook, raporton KP.

Asnjë koment

Comments are closed.