27-07-2024

Deklarimi i pronarit të Lirisë: Kiçe nxit reagimin e ish-kryetarit të klubit, Krasniqi tregon sa para kishte

Ish-kryetarit të Lirisë së Prizrenit, Qemaj Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ ndaj deklaratave të pronarit të KF Liria, Raman Kiçe, të bërë dje në një video-incizim, publikuar përmes faqes së klubit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar Krasiqit, Liria pas privatizimit kishte obligime rreth 130 mijë euro, ndërsa mori 240 mijë euro nga transferimi i Vedat Muriqit dhe 100 mijë të tjera përkrahje financiare nga Komuna e Prizrenit.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Për hir të opinionit publik sportdashës të Prizrenit, po e marrë si obligim t’i shkruaj disa fjalë në lidhje me intervisten e bërë para disa orëve nga ana e pronarit të klubit FC Liria.
Ato qka i ndegjova me shumë vemendje , disa nga ato nuk qëndrojn dhe nuk janë arsyetime per deshtimet aktuale dhe per rrezultatet e dobeta te klubit.

Kf Liria ka patur obligime rrethe 130.000 mij eu , mirpo ne atë periudhë ne klub janë inkasue te hyra mbi 160.000 + 50.000 + 30.000eu nga transferimi i Vedat Muriqi dhe u suvencionue nga KK Prizren mbi 100.000 eu , dhe borgjet u desht me u pague me keto mjete sipas marreveshjes.
Pra keto mjete jane qe nga periudha ,kur klubi u dha ne menagjim privat , pra ne menagjim te z.Kiqe . Te gjitha keto nuk e arsyetojne gjendjen e tanishme ne klub. / Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Liria humbi në Prizren, “matematikisht” ka rënë nga SuperLiga

Asnjë koment

Comments are closed.