27-07-2024

Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale, i jep kompetencë ekskluzive për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Nga ministria kanë njoftuar se ky ligj do t’i japë PSRK-së kompetencë ekskluzive për hetimin e korrupsionit të nivelit të larte, pastaj definimi më i qartë i kompetencave të PSRK-së për hetimin e veprave penale, themelimin dhe funksionalizimin e njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsiuonit dhe krimit të organizuar.

“Mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK-së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana e ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRPK-së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale duke mundësuar kështu ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale”, ka shkruar MD-ja. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.