27-07-2024

Së shpejti fillon projekti për rregullimin e infrastrukturës në “Shatërvan”

Paralajmërohet fillimi i realizimit te projektit për rregullimin e komplet infrastrukturës në sheshin “Shatërvan”.

Kryetari Shaqir Totaj në takimin që pati të mërkurën me përfaqësuesit e KEDS-it, të udhëhequr nga zyrtari i pajtueshmërisë në KEDS, Avni Alidemaj, ka diskutuar për shtrimin e rrjetit të kabllove nëntokësore të rrymës, përfshirë dhe ato të operatorëve të furnizimit me internet e shërbime të tjera teknologjike.
Në takim u theksua se punimet do të realizohen me dinamikë të përshpejtuar duke pasur parasysh numrin e madh të bizneseve që operojnë në qendër të Prizrenit.

Sipas njofimit, projekti do të përmbyllet me rregullimin e kalldrëmit, i cili do ta rikthej pamjen e merituar të kësaj zonës qendrore të Prizrenit.

Në “Shatërvan” pati punime edhe para tri-katër viteve.

 

Asnjë koment

Comments are closed.