24-11-2024

Del videoja nga megagrabitja në Rinas, ku ndodhej “Daja” nga Kosova

‘News24’ e ‘BalkanWeb’ sigurojnë videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarve për megagrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Referuar pamjeve, rezulton se kosovari që thirret me nofkën ‘Daja’, ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur Admir Murataj dhe grupi i armatosur shkatërroi rrethimin e Rinasit dhe mori prej barkut të një avioni miliona euro.

Pamjet filmike të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, janë sekuestruar nga prokuroria për Krime të Rënda dhe janë dërguar për ekspertizë. Ragip Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

Por a mjafton kjo për ta mbajtur në pranga pejanin Hajdini apo prokuroria ka ndonjë as të fortë nën mëngë kundër tij./BalkanWeb

Asnjë koment

Comments are closed.