Dënim me burg e gjobë prizrenasit për vjedhje të veturës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  A.K. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale vjedhje e rëndë.

I  akuzuari me iniciale A.K.nga  Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro,

Sepse me datën 10.12.2014, rrethe orës 13.00, në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, shfrytëzon momentin e volitshëm, në atë mënyrë që me forcë dhe me mjetë të fortë hapin veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material./GazetaePrizrenit.net/