03-10-2024

Dënohet me burgim babai për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Aktgjykimi ndaj Smajlit u shpall të premten nga gjykatësja, Alltën Murseli.

 

Smajli akuzohej se ka vrarë djalin e tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës, për çështje pronësore.

Gjykatësja Murseli tha se për veprën penale “Vrasje e rënd”, Smajli dënohet me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje dy vite burgim.

Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 25 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.