Deponim parash false në një bankë të Prizrenit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast me falsifikim parash që është regjistruar në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit.
“Me datën 23.09.2019 është raportuar se një person ka deponuar një sasi të parave, ku në mesin e atyre parave ka vërejtur se një kartëmonedhë në vlerë 50 (pesëdhjetë) euro dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.
Nga njësiti policor është konfiskuar monedha në fjalë, ndërsa është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet. /GazetaePrizrenit.net