03-12-2024

Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro

Në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, zyrtari i një banke dje, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 Euro, në vlerë prej 502 Eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas raportit 24-orësh, paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, shkruan në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.