Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Express.
Avdyli thotë se Haradinaj mund të quhet hero i luftës, por sipas tij kreu i AAK-së vazhdon të mbetet një nga përfituesit më të mëdhenj të pasluftës dhe një karrierist i pa përmirësuar.
Sipas tij kjo dorëheqje e Haradinajt nuk mund të krahasohet me largimin e tij nga Qeveria në vitin 2005.
“Ramush Haradinaj mund të quhet hero i luftës , siq ishin Lushtaku, Rremi,e plot komandanta tjerë, por Rambo mbetet njëri ndër profiterët më të mëdhenj të pasluftës dhe karrierist i papërmirësuar”, ka shkruar Avdyli, raporton Gazeta Express.
Sipas tij Haradinaj është i gatshëm që për poste të shkel edhe mbi parimet e tij.
“Pasuria milionëshe flet mjaft, edhe pse nga 1999 ska punuar askund. Për poste është i gatshëm ti shkel edhe parimet e tij dhe nuk zgjedh mjete për të arritur te posti. Edhe dorëheqja u bë për fushatë për poste tjera meqenëse ky po mbaronte. Por tani kjo dorëheqje e tij nuk mund të krahasohet me dorëheqjen e parë kur shkoi të gjykohej e vuante denimin në Hagë”, ka shtuar deputeti i LDK’së.
“Tani kishte vetëm njê ditë intervistë dhe kishte për tu kthyer. Por duke ditur që Qeveria tij po binte, dhe nuk e ka mirekuptimin Ibrahim Rugoves por shantazhet e Kadri Veselit , u dorëhiq papritmas dhe me dramaticitet emocional e viktimizues, pa i lajmëruar as partnerët e lëre rivalët. Dje u harruan shkurt skandalet e keqqeverisja por sot e nesër qytetari ka për ti servuar cdo ditë para tij dhe njerzëve të tij krejt ato skandale të perditshme qeveritare, dhe lotët sdo bëjnë punë. Për fund me krejt keto gjëra që thash më lartë ,Ramushi mbetet shumë pak i rrezikshem pêr Kosovës në krahasim me Hashim Thaqin e bandën e tij. Koha për ndryshim thelbësor filloi dje. Qytetari e ka në dorë tani fatin e tij”, përfundon në reagimin e tij./GazetaExpress/