Deputeti shqiptar në Zurich: Shumë shqiptar këtë vit nuk do të mund t’i bëjnë pushimet në Kosovë
Avdili në RTV Dukagjini ka thënë lajmi se Zvicra do të kërkojë karantinim 10 ditorë për qytetarët që vizitojnë Kosovës, Shqipërinë apo Maqedoninë nuk është pritur mirë nga shqiptarët e atjeshëm.
Deputeti i Zurich-ut megjithatë thotë se ky vendim ka qartësuar edhe vendimet e shqiptarëve për organizimin e pushimeve.
“Shumë shqiptarë kam përshtypjen se nuk do t’i bëjnë pushimet në Kosovë pasi kur ata të ktheheshin nga Kosova do të duhej të qëndronin 10 ditë në shtëpitë e tyre duke rrezikuar vendin e punës pasi shumica e punëve nuk mund të bëhen nga shtëpia”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Avdili thotë se si gjithë të tjerët edhe shqiptarët në Zvicër janë prekur nga pandemia si në aspektin shëndetësorë ashtu edhe në atë ekonomik.
Deputeti i Zurich-ut bënë thirrje te shqiptarët e Zvicrës që të respektojnë këto vendime dhe të mos rrezikojnë duke provuar metoda jo të ligjshme t’i ikin karantinës.