Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë
Oleksiy Goncharenko, deputeti nga Ukraina, ka folur shqip në punimet e seancës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
“Dua të përgëzoj Kosovën. e di që do të ketë vendim pozitive. Kosova e meriton 100%. Është moment i madh për krejt ne. Bota e lirë duhet të bashkohet. Tiraninë dhe perandoritë po duan hakmarrje. Putini deshi Perandori Ruse. Shihni çka ndodhi? Shihni çka bën në Ballkan, ku Rusia ku do benzin në zjarr, dhe luftë të madhe. Ne duam hapa kundër kësaj. Sepse ku ka zona gri, është e rrezikshme. Kosova nuk duhet të jetë zonë gri, por pjesë e Evropës. Sepse është Evropë. Ne duhet të ndihmojmë.
Serbisë dua t’i them: Ne deshtëm të ecëm me Serbinë si demokraci, por ju kurrë s’do të ndërtoni Perandori Serbi. S’ka më vend për Perandori
Maja Vukiveciq, deputete e Malit të Zi, por që vjen nga pjesa e serbëve ka thënë se Mali i Zi do të votojë pro dhe kundër, pra s’ka votë unike./ GS