03-12-2024

Deri 4 orë pritje në Merdare, për të dalë nga Kosova

Shumë bashkatdhetarët të cilët kishin vendosur që festat e fundvitit ti kalojnë në vendlindje, u ka ardhur koha të kthehen në vendet ku ata zhvillojnë jetën.

Mirëpo edhe kësaj here, ata po ballafaqohen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar Merdare, njofton Indeksonline.

Sipas “Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar”, në Merdare, pritja për të dalë nga Kosova është deri në 4 orë, ndërsa në pikë kalimin kufitar Muçibabë po u bie rreth 2 orë pritje, dersia në hyrje pritja është vetëm 3 deri në 5 minuta./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.